Vajushi shkëlqen në Bullgari

Armando Vajushi ka qenë heroi i Liteks Loveç në fitoren 2-0 në transfertë ndaj Lokomotivës së Sofjes, e vlefshme për javën e 14 të kampionatit bullgar. Lojtari shkodran që po bën paraqitje të shkëlqyera me skuadren e re zhbllokoi shifrat në minutën e 77-të, atëherë kur dukej se gjithçka do të përfundonte në barazim, pasi dy skuadrat kishin ngeluar me 10-vetë. Në fund, Liteksi gjeti dhe golin e dytë me anë të Kostadinov që dyfishojë rezultatin. Ndërkohë, me kete fitore, kjo skuadër u ngjit në vendin e pestë, në kuotën e 26-pikëve në Bullgari. Vajushi është krhyer një lojtare vendimtarë te skuadra e Liteks pasi deri tani ka arritur të shënojë 5 gola të rëndësishem për skuadren e tij. Vajushi që konsiderohet si nja nga talente e futbollit shqiptar ka laujtur për 90 minuta duke qenë jo vetem vendimtarë me golin e shënuar por edhe me lojen e tij. Golat e realizuar deri tani me skuadren e Liteks bejnë qe lojtari shkodran të shihet me një sy tjetër nga trajneri i Kombëtares De Biazi, ndërsa ky i fundit ishte një mesazh I qart I tij për një ftes në kombëtare jo vetem për ndeshje miqsore por edhe ato zyrtare.