Cannavaro : "Jo vetëm Messi dhe Ronaldo për titull"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2012, 11:49
Ish Mbrojtësi i Italisë, Fabio Cannavaro, beson se edhe Andrea Pirlo e Andres Iniesta janë kandidatë të fortë për Topin e Artë.Gjatë një interviste për la gazeta dello spor Ai ka theksuar se jo vetëm Cristiano Ronaldo e Lionel Messi e meritojnë atë. "Nuk mendoj që kandidatë kryesorë për të fituar titullin janë vetem Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Në qoftëse do më jepej mundësia të zgjidhja unë do të preferoja më shumë Pirlon ose Iniestan"."Iniesta ishte i mrekullueshëm me Spanjën dhe i ka fituar dy Kampionatet e fundit Evropiane. Ndërsa Pirlo ishte i jashtëzakonshëm ku përveçse ka fituar Kampionatin Italian".Ai ka arritur edhe në finalen e Kampionatit Evropian të këtij viti", ka deklaruar ish fituesi i Topit të Artë.