Machester United vazhdon të kryesojë

Manchester United ka arritur një fitore minimale në shtëpi ndaj skuadres së Uest Hem. Te besuarve të teknikut Ferguson u ka mjaftuar 1 gol për të marrë tre pikë të rëndësishme dhe për të kryesuar kampionatin Angles pas javes së 14. Ndeshja nis në mënyren më të mirë për djajt britanik që arrinë të shënojnë goline parë që në fillim të takimit, pa u plotësuar mirë minuta e parë. Holandezi Robin Van Persi arrinë të shënojë në 33 sekondat e para. Ky takim dukej se do të shoqërohej nga një golead por nuk ndodhi ashtu pasi në 89 minutat e tjera nuk u shënua asnjë gol tjetër. Vendasit u mjaftuan me golin e shpejt të holandezit për të marrë tre pikët në Old Trefor dhe për të ruajtur kryesimin e renditjes në Premier League pas javes së 14 me 1 pikë larg kampionëve në fuqi të të Anglisë të cilet u janë përgjigjur djave me një fitore në transfert ndaj Uigan me rezultatin 0-2. Qytetaret britanik të drejtuar nga trajneri Italian Roberto mançini janë vënë në ndjekje të djajve për të përfituar nga një gabim I mundshëm I tyre për të marrë kryesimin dhe për të mbrojtur titullin e fituar në sezonin e kaluar. Pjesa e parë mbyllet pa gola mes Uigan dhe Manchester Sitit. Në të dytin ai që do të Zhbllokonte rezultatin është Mario Balotelli në minute e 69 ndërsa vetem 3 minuta më vonë janë përsëri të besuarit e Mancinit që dyfishojnë rezultatin me anë të Milner që vulos fitoren e Qytetarve Britanik duke u dhënë tre pikë të arta. Manchester Siti dhe United janë dy skuadrat që duket se do të rivalizojnë deri në fund për titull kampion në Angli ashtu siç bënë edhe një vit më parë, ku kampionati I vendos vetem në javen e fundit ose më mirë në sekondat e fundit. Pas këtyre fitoreve të radhes Manchester United ndodhet në krye të renditjes me 33 pikë, ndërsa Manchester City vijon të ndjek kryesuaesit me 1 pikë më pak.