Bayern Mynih vazhdon kryesimin në Bundesliga
Bajern Mynih ka vazhduar arratisjen e mëtejshme në kreun e renditjes së kampionatit pas fitores 2-0 në fushën e Freiburg, duke u shkëputur10 pikë larg ndjekësit më të afërt që është Bajern Leverkusen. Bavarezët kalojnë shumë shpejt në avantazh me anë të Myler falë një penalltie të fituar nga Riberi që në minutën e 12-të të ndeshjes. Më pas, protagonist bëhet Shaqiri që shkakton kartonin e kuq të Dianje, i cili nuk gjen mënyrë tjetër për të ndalur mesfushorin kosovar përveçse duke ndërhyrë shumë rëndë ndaj tij. Në pjesën e dytë, Timoshçuk vulos fitoren me golin e tij duke i dhënë tre pikët e radhës të cilët sigurojnë që tani titullin "kampion të dimrit" për Bavarezët. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Bayern, të cilët shënojnë një rekord të ri pasi askush më parë nuk ishte shpallur "kampion dimri" 3 javë para kohe, ashtu siç ka bërë ekipi i Heinkes, që duket se për momentin nuk ka rivalë në Gjermani. Kampionët e Gjermanisë Dortmund kanë bërë një tjetër hap falas pasi kanë barazuar në shtëpi kundër Dyseldorf me rezultatin 1-1. Edhe pse kaluan të parët në avantazh të besuarit e jurgen klop nuk arriten të shfrytëzonin avantazhin e krijuar për të marrë tre pikë dhe për të ndjekur bavaresët. Golat në këtë takim u shënuan nga Blazikovski për vendasit në pjesen e parë dhe Reisinger ne pjesen e dyte per miqt. Në ndeshjet e tjera të vlefshme për javen e 14 të bundesliges bie në sy humbja e Schalke 04 përballë Hamburg 3-1 duke bërë edhe ajo një tjeter hap fals drejt titullit kampion ndërsa ka fituar Leverkusen që tashmë ngjitet në vendin e dytë në renditje. Në kampionatin gjerman për javen e 14 u shënuan këto rezultate:Borussia Dortmund 1 - 1 Fortuna DyseldorfEintrakht Frankfurt 1 - 3 MaincHamburg 3 - 1 ShalkeHannover 2 - 0 Grouther FurthFreiburg - Bayern Minyh 0-2Munchengladbah - Volfsburg 2-0Shutgart - Augsburg 2-1Nurnberg - Hofenheim 4-2Verder Bremen - Liverkusen 1-4