Përmbytjet në Durrës, nis pastrimi i kolektorëve dhe i zhbllokimit të kanalizimeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2013, 12:15
Me shtimin e reshjve të shiut, mjaft lagje dhe zona të qytetit bregdetar të Durrësit rrezikojnë përmbytjet.Për t`i paraprirë një dimri të ftohtë e me shira, ka nisur puna për zhbllokimin e kanalizimeve dhe kolektorëve. Drejtori i bordit të kullimit Ali Karaj thotë se masat po merrem për të shmangur situata të padëshirueshme të përmbytjeve.Këto zhbllokime janë vetëm një masa emergjente sepse për të shmangur realisht situata përmbytjeje duhet një investim madhor dhe një strategji afatëgjatë si nga pushteti vendor por dhe nga ai qëndor.