Konkursi për drejtorin e DAR në Vlorë, Nikolla: Do të vendosim një standart të ri
Ministria e arsimit dhe sportit Lindita Nikolla demostroi një nga konkurset e zgjedhjes se kreut të DAR. Fillimisht Ministria tha se politika do të qëndroj larg sistemit arsimor duke u shprehur se konkursi në këtë mënyrë shmang zgjedhjet politike në strukturat e arsimit.Nikolla argumentoi se 13 drejtuesit e DAR-it u pushuan nga puna për shpërdorim detyre dhe garantoi qytetarët se konkursi nuk është një fars."Kur lancuam fillimin e këtij konkursi lajmëruam edhe fundin e militantizmit dhe korrupsiomit përmes emërimesh pa kriter gjatë gjithë këtyre viteve. Rikonfirmova vullnetin e qeverisë se dija dhe arsimi është vlerë kombëtare, që i mbivendoset çdo lloj politike. Shkeljet e gjetura gjatë monitorimeve konfirmojnë dëshmitë e prindërve, historitë e mësuesve për një sistem tejet të rënduar dhe të korruptuar të arsimit në vend. Por për t`u distancuar nga një epokë e kalbër nga aferat korruptive ne shënuam një rrugë të re, rrugën e gjithëpërshirjes transparencë dhe vlerave në përzgjedhjen e stafeve në arsim” tha Nikolla.Sipas ministres, procesi për përzgjedhjen e drejtorit të DAR, ka qënë transparent, gjithëpërfshirës dhe konkurues.“Unë e di që të ndërtosh një proces pas një periudhe kur edhe dija i frigohej politikës, pas një periudhe kur nga çmimi i korrupsionit varej punësimi në arsim është e vështirë ndaj dhe këto ditë krahas zërave inkurajues të këtij procesi kam takuar edhe skeptik. Padyshim procese të përsosura nuk mund të ketë por ka gjithmonë vend për përmirësime. Nëse kriteret përzgjedhëse do të ishin ato të shkuara ne do të kishim operuar me emrat sapo unë mora detyrën por kjo nuk ndodhi. Nëse ky konkurim do të ishte një fls unë do të kisha emëruar drejtorin edhe kr komisioni paraqiti 3 emra të kandidatëve që ishin shfaqur por as kjo nuk ndodhi” u shpreh Nikolla.Ministrja Nikolla është shprehur se konkursi shënon një epokë të re për arsimin ku përzgjedhja e drejtuesve të bëhet përmes vlerave dhe meritokracisë. “Ky është një standart i ri që ne jemi zotuar ta respektojmë” shtoi Nikolla.Kandidatët në Vlorë paraqitën strategjinë e tyre në pikat më të forta dhe më të dobëta të arsimit.Në fund të konkursit u shpall edhe fituesi. Drejtuesja e DAR në Vlorë u zgjodh Albana Hodaj e cila ka ushtruar profesionin e saj si mësues për vite më radhë por ka drejtuar edhe forumit të gruas socialiste të rrethit të Vlorës.