Aksidentet, Policia e Lezhës: Shoferët pa patentë do të ndiqen penalisht

Shtimi i aksidentëve të shumta, ku rrugët e vendit përgjaken prej viktimave dhe të plagosurëve , ka bërë që policia e Lezhës të shtojë masat për të rritur sigurinë në akset kryesore.Sektori i qarkullimit rrugor në drejtorinë e policisë bënë të ditur se të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë një patentë në momentet e ushtrimit të kontrollit do të ndiqen penalisht.Kjo nuk konsiderohet aksion, pasi për shefin e sektorit të qarkullimit rrugor në Lezhë Valentin Florini, minimizimi i aksidenteve vjen pikërisht nga ndërgjegjësimi i drejtuesve të mjeteve për respektimin e ligjit.Sinjalistika horizontale dhe vertikale do të lehtësonte punën e policisë rrugore për uljen e trafikut dhe disiplinimin e lëvizjes. Kjo ka bërë që drejtuesit e policisë rrugore të kërkojnë nga njësitë e qeverisjes vendore realizimin e këtij komponenti.Vetëm gjate 1 muaji, janë preceduar penalisht 76 persona për drejtim mjeti pa leje drejtimi, janë bllokuar 120 automjete për mungesë dokumentacioni, ndërsa janë marrë 3 200 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor