Ulja e temperaturave,rritet numri i të prekurve me grip në Shkodër

Ulja e temperaturave ka shtuar numrin e të prekurve me grip. Në pediatrinë e Spitalit të Shkodrës numri të fëmijëve të shtruar është dyfishuar. Sipas mjekes pediatre Greta Naraçi në ditë shkon deri në 35 të tilla ndërkohë që numri mesatar i shtrimeve është 8-10 shtrime.Pediatrja thotë se duhet evituar fluksi në pediatri, duke kërkuar që fëmiljet që paraqesin simptoma të lehta ti drejtohen fillimisht mjekut të familjes në mënyrë që reparti i pediatrisë ti përgjigejt në kohë rasteve të fëmijëve që paraqesin komplikacione.Të vegjëlit kryesisht paraqesin probleme respiratore si dhe janë të prekur nga virozat gripale megjithatë deri tani nuk mund të flasim për një periudhë epidemie ndonëse numri i vizitave është rritur ndjeshëm. Pediatria Greta Naraçi  ka kërkuar evitimin e përdorimit të antibiotikëve për këto raste.