Panel këshillimor në spitalin e Lezhës, qytetarët do të ndikojnë në vendimmarrje

Në spitalin e Lezhës do të funksionojë edhe një strukturë e re për të afruar me tepër qytetaret me bluzat e bardha. USAID ka nisur një projekt për të ngritur një panel këshillimor me OJF, biznesmenë, të rinj, grupet e margjinalizuar me qëllim që ata të njohin më tepër nevojat e spitalit dhe në anën tjetër për të ditur edhe kushtet të cilën operojnë bluzat e bardha.Për qytetarët kjo pritet të jetë një siguri e punës së bërë nga mjekët dhe këta të fundit të jenë më të përgjegjshëm dhe transparent.  Sipas drejtorit të spitalit Nevruz Bare, kjo është hera e parë që krijohet një komunikim i drejtpërdrejtë mes spitalit dhe qytetarëve.Mirela Cami, përfaqësuese e USAID-it ka bërë të ditur se Lezha është përzgjedhur për shkak të interesit të qytetarëve për të qënë kontribues në zhvillimin e këtij institucioni shëndetsor, dhe sipas saj në këtë mënyrë realizohet një vendimarrje bazuar në interesat e komunitetit.Megjitheëse paneli këshillimor në spitalin e Lezhës nuk do të ketë të drejtë vendimarrje, reflektimi i drejtuesve të spitalit do të jetë pikërisht e ndikuar nga pikëpamjet e këtij paneli, por e ndërthurur me terma profesionistë të drejtuesve të këtij institucioni.