Ndoka: S’bëhemi patericë e shumicës në revansh, PS bëri pis paktin e 2011

Partia Demokristiane, nuk mund te behet paterice e nje mazhorance qe ka marre revansh ndaj shtetit ligjor. Kjo eshte pergjigjia e kryetarit të PDK-së Nard Ndoka, mbi aludimet se kjo force politike mund te kaloje drejt qeverise.Ndoka tha se nuk kane munguar tentativat per blerje te mandateve per te fuqizuar me tej numrat ne mazhorance, por sipas tij demokristianet jane votur per te qene ne opozite, gje qe sipas tij do te behet me shumë perkushtim.Ndoka, tha se me mbeshtetjen e Partise Socialiste ne zgjedhjet e pjeseshme ne Korçe, demokristianet respektuan nje marrveshje te 2011-es, ndonese sipas tij kjo marrveshje u be pis me blerjen e votave.Gjithashtu ne gjykimin e kreut te demokristianeve, opozita kerkon kohe per tu organizuar, ndonese sipas tij ajo u eshte pergjigjur me mjaft profesionalitet vendimeve te paligjshme te qeverise.