Ndriçimi në Burrel, mungon totalisht në rrugët e brendshme

Rreth 1 mije banore te Lagjes se Re ne Burrel, prej dy vitesh jane te detyruar te perballen me erresiren totale qe mbizoteron ne nje prej rrugeve kryesore te ketij qyteti. Behet fjale per rugen “Sali Llani”, e cila eshte inaguruar para dy vitesh.Edhe pse një rrugë e ndërtuar para disa vitesh me të gjitha parametrat e saj, asfaltim, shtrim trotuari dhe sistemin e ndriçimit, ajo sot është e pandriçuar. Qytetaret shprehen se lëvizja gjate oreve te mbremjes eshte nje rrezik per ta,ndaj dhe duhet nderhyre per ndriçimin e saj.Lidhur mbi kete problem nga ana e Drejtorise se Sherbimeve bejne me dije se shkak per kete situate eshte bere vjedhja e kabllit te ndriçimit dhe kjo ndermarje, por as institucioni i Bashkise nuk kane fonde per te kryer kete investim, i cili do te kthente normalitetin ne qytet.Rreziku i frikes nga grabitjet e mundshme, por edhe ngricat e shumta, shoqerojne levizjet e qytetareve te Burrelit prej dy vitesh.