Përurohet sot “Rruga e Kombit” në pjesën e Kosovës
Në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Kosovë sot përurohet autostrada “Rruga e Kombit – Ibrahim Rugova”, e cila lidhë Kosovën dhe Shqipërinë përmes një infrastrukture moderne rrugore.Në ceremoninë e inagurimit do të jenë të pranishëm presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe personalitete të tjera nga të dyja vendet.Segmenti i pestë i kësaj autostrade do të jetë i disponueshëm për të gjithë qytetarët, të cilët do të udhëtojnë në Shqipëri dhe anasjelltas.Në 12 nëntorin e vitit të kaluar, në Vërmicë, afër kufirit me Shqipërinë, u zhvillua ceremonia inauguruese e hapjes së 38 kilometrave të para të autostradës së Kosovës, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga të dy shtetet.Punimet në përfundimin e kësaj autostrade do të vazhdojnë edhe vitin që vjen.Autostrada ”Ibrahim Rugova”, është cilësuar projekt historik për Kosovën dhe për integrimin e shqiptarëve në Bashkimin Evropian.Ndërtimi i autostradës Vërmicë –Merdare, përveç tjerash është parë si mundësi e mirë për lehtësimin e këmbimeve tregtare me vendet e rajonit dhe më gjerë.Me një çmim prej mbi 1 miliardë eurosh, autostrada është investimi më i madh i qeverisë së Kosovës.