Tajlandë, shpërthen dhuna në protesta

Përshkallëzimi i protestave në Bangkok të Tajlandës ka bërë që në mbështetje të policisë të dalin edhe trupat ushtarakë.Një ditë më parë protesta degjeneroi në dhunë, ndërsa mbi 30 mijë protestues antiqeveritarë tentuan të futen në institucionet shtetërore.Policia ka qëlluar me gaz lotsjellës turmën, e cila ka tentuar të kalojë kordonin rrethues të godinë së qeverisë.Ata kanë bërë thirrje për të hyrë në ndërtesat kryesore të qeverisë, madje edhe në zyrat e kryeministres Yingluck Shinaëatra.E diela është dita e tetë e protestës, ndërsa udhëheqësit e saj kanë paralajmëruar se ajo do të jetë një ditë vendimtare.Lëvizja Civile për Demokraci kërkoi rrëzimin e qeverisë dhe zëvendësimin e saj me një "Këshill Popullor.Protestuesit janë kundër qeverisë pasi sipas tyre ajo drejtohet nga Haksin Shinaëatra që ndodhet në mërgim, vëllai i kryeministres. Ky i fundit u rrëzua në një grusht shteti në vitin 2006 dhe tani jeton jashtë vendit.Ai është një nga figurat më të njohura të politikës tajlandeze dhe mbetet shumë popullor mes elektoratit rural, ndërsa kundërshtarët e tij synojnë elektoratin urban dhe atë të klasit të mesëm.