Ukrainë,ndërkombëtarët dënojnë dhunën e policisë ndaj protestuesve
Ndërkombëtarët kanë dënuar shtypjen e protestuesve pro-evropianë në Ukrainë. Demonstratat u zhvilluan pasi Ukraina nuk pranoi të nënshkruante marrëveshjen e tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian. Përgjigja e fortë e qeverisë e ka bërë më vendimtare betejën për të ardhmen e vendit.Protestuesit u përleshën me policinë e cila përdori shkopinjtë e gomës, granata zhurmuese dhe gaz lotsjellës për të boshatisur sheshin.Protestuesit kanë deklaruar se sulmi i policisë u ndërmor pa provokim. Ambulancat erdhën për të mjekuar dhjetëra demonstrues të plagosur, pjesa më e madhe me dëmtime në kokë e krahë.Policia ka theksuar se 25 vetë u arrestuan. Ministria e Brendshme tha se policia ndërhyri pasi protestuesit goditën policët me objekte të ndryshme.Udhëheqësit e opozitës kanë bërë thirrje për një grevë mbarë-kombëtare në përgjigje të reagimit policor. Ata thonë se po organizohen për të formuar një front të rezistencës kombëtare deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja.Arseniy Yatsenyuk, udhëheqës i Partisë Atdheu, fajësoi Presidentin Yanukovich për dhunën.“Presidenti ka gjakun e fëmijëve, studentëve dhe të rinjve në duar dhe duhet mbajtur përgjegjës për këto incidenti. Ai e dha urdhrin dhe ai duhet të japë dorëheqjen”.Lituania, e cila kryeson Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, dënoi ndërhyrjen policore, ndërsa ambasada amerikane i bëri thirrje Ukrainës të respektojë shoqërinë civile.Protestuesit po mblidhen përsëri sot në Kiev për tubimin masiv të planifikuar. Ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko, e cila vazhdon të vuajë dënimin me burgim, u ka bërë thirrje demonstruesve të detyrojnë dorëheqjen e qeverisë.