Sfidat e moshës së tretë, rrinë mes të ftohtit, mungon qëndra sociale

Kalojne çdo dite ne ato pak stola prane lulishtes kryesore te qytetit, apo siç njihet ndryshe “Shatervani”, por asgje me teper. Kjo eshte hapesira qe pushtetet prej 20 vitesh i kane krijuar te moshuarve ne qytetin e Shkodres.Tashme me uljen e temperaturave, situata behet edhe me veshtire,nderkohe qe apelohet per te gjetur nje zgjidhje ne menyre qe edhe Shkodra ashtu si shume qytete te tjera, te kete nje strehez per moshen e trete, te cilet e kalojne kohen e tyre ne mes te te ftohtit ne dimer dhe ne mes te temperaturave te larta gjate stines se veres.Ne Shkoder ekziston nje shtepi per te moshuarait, por vetem per persona te braktisur nga familja, nderkohe qe shume te tjere qe enden rrugeve dhe nuk kane nje vend per te kaluar kohen e lire.Askush nuk eshte kujdesur pervec OJF-ve, te cilat kane qene alternativa e vetme per kete shtrese, e cila tashme pret doren e shtetit.