Sekretari i shtetit John Kerry viziton Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan, John Kerry, po përgatitet për një udhëtim në Lindjen e Mesme dhe në Moldavi.Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se udhëtimi do të bëhet nga data 3 deri më 6 dhjetor.Në Jerusalem, Kerry do të takohet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar lidhur me marrëveshjen e re, që është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, për programin atomik iranian.Netanyahu ka shprehur kundërshtim të fuqishëm ndaj kësaj marrëveshjeje.Pritet që sekretari Kerry, gjithashtu, të vizitoj edhe Ramallahun, për bisedime me presidentin e Autoritetetit  Palestinez, Mahmud Abbas, lidhur me procesin paqësor ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.Gjatë qëndrimin në Moldavi, Kerry do të takohet me zyrtarët e këtij vendi për të diskutuar për rrugën e Moldavisë drejt integrimit evropian.