Berisha-Ramës:Të sulmosh arritjet s`është meritë, voto ligjet me 3/5
Nga komuna Mollë e Korçës, ku përuroi shkollën e mesme "Isuf Dalipi", Kryeministri Berisha ka reaguar lidhur me deklaratat e kryesocialistit Edi Rama për inaugurimet e shkollave. Të sulmosh arritjet nuk është meritë, është shprehur Berisha, ndërsa ka shtuar se gjatë periudhës së Ramës si kryebashkiak qeveria i akordoi 1.2 mld lekë për ndërtimin e 17 shkollave në kryeqytet dhe nga këto u ndërtuan vetëm 7. Ndërkaq ai ka garantuar se qeveria e tij e ka shpallur prioritet kryesor reformat në arsim, për të arritur nivelin e vendeve të zhvilluara.“Të sulmosh arritjet nuk është meritë. Ramës i dhamë 1.2 mld lekë për shkollat e Tiranës. Gjatë mandatit të Ramës në krye të bashkisë, qeveria i akordoi 1.2 mld lekë për 17 shkolla në Tiranë, ndërsa ai ndërtoi 7 nga 17 shkolla se nuk e lanë trojet. I them ish-kryetarit të bashkisë së Tiranës, se do të vazhdojmë të ndërtojmë shkolla. Shqipëria ka ndryshuar me shkolla dhe rrugë, ne çdo vit po ndërtojmë ëndrrën evropiane. Qeveria do të bëjë gjithçka që Shqipëria të arrijë nivelin e vendeve të zhvilluara. Sot qeveria ka vendosur në qendër të prioriteteve të saj, reformën në arsim. Shqiptarët janë një ndër kombet më të lashta, por kemi patur histori të vështirë. Ne do të ndërtojmë Evropën në vendin tone, por gjithçka kalon nga arsimi.Sot po kompletojmë shkollat me infrastructure evropiane, tani vjen gara e cilësisë” ka deklaruar Berisha.Edhe gjatë kësa vizite Berisha nuk u është shmangur deklaratave politike, ku i ka bërë thirrje liderit të selisë rozë të lejojë deputetet socialistë që të votojnë ligjet me 3/5 në Parlament dhe të mos i nxisë ata në rrugën bllokuese të integrimit dhe bojkotimit të komisioneve parlamentare.“I bëj thirrje kreut të PS, Edi Rama të votojë ligjet me 3/5 në Parlament. Opozita duhet të votojë ligjet për statsusin, të mos e përdorë votën e saj për bllokim. Rama nuk duhet të nxjerrë deputetët nga komisionet dhe të pengojë integrimin e vendit” u shpreh ai.Kryeministri Berisha ka marrë pjesë gjithashtu dhe në “Panairin e mollëve”, një panair tradicional që zhvillohet në fshatin Mollaj të Korçës. Berisha ka garantuar fermerët se Qeveria në mandatin e ardhshëm do të bëjë gjithçka që prodhimet e tyre të shtohen. “Mandati i ri i qeverisë, do të jetë mandati i Shqipërisë rurale” ka thënë Kryeministri.