Shembja e supermarketit në Letoni, dorëhiqet Kryeministri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2013, 15:24
Kryeministri i Letonisë Valdis Dombrovskis ka paraqitur dorëheqjen e tij, pas shembjes së një kulmit të nj qendre tregtare në kryeqytetin Riga. Dorëheqjen e tij ai e njoftoi në takimin me presidentin Andris Berzins.“Duke marrë parasysh tragjedinë dhe të gjitha rrethanat, nevojitet një qeveri e re e cila ka mbështetjen e plotë të parlamentit”, u tha gazetarëve Dombrovskis.54 persona humbën jetën, kur u shemb çatia e një supermarketi, të enjten e kaluar.