Amnistia për 100 vjetorin, komiteti himariot kërkesë Nishanit

100 vjetori i pavarësisë do të hap dyert e burgut për qindra të dënuar. Do të jetë firma e presidentit Bujar Nishani ajo që pritet të falë të dënuarit të cilët nuk kanë kryer vepra të rënda penale. Dhe drejt presidencës janë nisur edhe kërkesat e para zyrtare.Kështu në një letër drejtuar kreu të shtetit komuniteti himariot kërkon lirimin e 5 të dënuarve që i përkasin etnisë greke dhe që janë dënuar nga gjykata shqiptare për dhunimin e simboleve shqiptare, në vitin 2003.Alfred Beleri, Koço Llazari, Vangjel Polila, Kristina Rrapo dhe Anxhela Kukaveci gjatë zhvillimit të zgjedhjeve lokale në bashkinë e Himarës në mënyrë demostarative kanë thyer simbolet e shtetit shqiptarë duke djegur flamurin apo hedhur parulla fyerse ndaj kombit shqiptarë dhe ende nuk janë liruar nga akuzat. Stravri Marko drejtor ekzekutit i komunitetit himariot i kërkon presidentit që kërkesa e tij të merret parasysh."Megjithëse 5 shtetasit janë në pritje të një gjykimi nga ana e gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg. Ne kemi arsye të të bëjmë një kërkesë legjitime e cila nuk është marrë parasysh në asnjë rrethanë politike apo humane. Pavarësisht kërkesave të bëra nga individë,parti dhe organizata të ndryshme drejtuar presidentëve të mëparshëm Moisiu dhe Topi" shkruhet në letër.Por përveç këtyre burime nga presidenca bënë me dije se kanë mbërritur në zyrënn juridike me qindra kërkesa nga të dënuarit për të përfituar nga falja e presidentit Nishani, por nuk përjashtohet që ketë vit të ketë edhe një amnisti.