Tiranë, ish-i përndjekuri politik Ndreca i vë flakën vetes
Ish- i përndjekuri politik Gjergj Ndreca i ka vënë flakën vetes mëngjesin e sotëm në kryeqytet.Ngjarja e rëndë është shënuar në ambjentet e grevës së urisë ku Ndreca ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.Ka qënë ndërhyrja e menjëhershme të ish-të burgosurve të tjerë që kanë bërë të mundur parandalimin e djegies së Ndrecës.Menjëherë ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore dhe sipas informacioneve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë ish të përndjekurit politik ka paralajmëruar sot një protest para Parlamentit duke kërkuar sërish plotësimin e kërkesave të tyre.Ish-të përndjekurit politikë nisën mbrëmjen e 22 shtatorit një grevë urie, duke kërkuar dëmshpërblimin të viteve të tyre të burgut.Sipas ish të përndjekurve politikë, gjendja aktuale e tyre është tepër e rëndë, ndërsa dëmshpërblimi u shty për një afat të pacaktuar.