Vijojnë kërkimet për 3 të arratisurit, dyshohet se fshihen në stanet greke
Për 5 ditë me radhë policia e Korçës e mbështetur edhe nga forcat speciale dhe ato RENEA vijon kërkimet për kapjen e 3 të arratisurve nga burgu i Drenovës.Policia e Korçës dyshon se 3 të arratisurit, Reiz Haxhiraj, Gëzim Toma dhe Eduard Lulo, mund të jenë fshehur në stanet greke. Kërkimet gjithashtu janë përqëndruar në zonën kufitare të Dardhës e Devollit.Jepet masa për 21 punonjësit e burgutNdërkohë sot në Gjykatën e Korçës do jepet masa e sigurisë për 21 punonjësit e burgut të Drenovës. Kështu gjykata ka dhënë masën e sigurisë "arrest në burg" për ish-gardianin e burgut të Drenovës Shpëtim Peronka.Përnoka i cili ka qënë roje jashtë burgut ditën e arratisjes së 7 të dënuarve akuzohet për shpërdorim detyre.21 punonjësit, mes tyre edhe dy gardianë u arrestuan pas arratisjes së 7 të dënuarve me akuzën për shpërdorim detyre.Korçë, "arrest në burg" për 4 të arratisurit dhe 3 ndimësit e tyreGjykata e faktit në Korçë ka lënë dje në burg 4 të arratisurit nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, Admir Tafilin, Fran Marashin, Gëzim Gurin dhe Artur Gorën si dhe 3 bashkëpunëtorët e tyre Olsion Maçi, Albi Meçini dhe Ervis Lami.Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se Tafili ka pranuar se ka qenë organizatori i arratisjes se bujshme nga burgu i Drenovës. Shkak për arratisjen, sipas tij, është bërë gjykimi i padrejtë ndaj tij.Marashi ka pohuar në gjykatë se kërkon që dosja e tij të rihapet për hetim, ndërsa Gëzim Guri ka thënë se nuk ka qënë pjesë e arratisjes, dhe se e kishte mësuar planin vetëm në momentin e fundit.Tafili, Guri dhe Marashi u arrestuan në një magazinë të vjetër në qytetin e Prrenjasit pasi u arratisën së bashku me 4 të dënuar të tjerë nga burgu i Drenovës. Ndërkohe që Artur Gora u arrestua në fshatin Dishnicë teksa po përpiqej të shkonte në shtëpinë e tij në Pojan të Korçës pas arratisjes nga burgu.Gjykata e faktit në Korçë ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg edhe për 3 personat të cilët ndihmuan nga jashtë për arratinë 7 të dënuarve. Konkretish bëhet fjalë për shtetasit Ervis Lami, Olsian Maçi dhe Albi Meçani, të cilët akuzohen për armembajtje pa leje dhe largimin e të dënuarve nga vendi i dënimit.Bëhet me dije se shtetasi Elvis Lami ka qenë ai që ka vendosur dhe ka kryer shpërthim eksplozivi gjatë momentit të arratisjes së 7 të burgosurve duke iu krijuar terren të favorshëm, ndërsa Olsian Maçi dhe Albi Meçani kanë qenë dy personat të cilët kanë qenë në ambjentet e jashtme të burgut duke qëlluar me armë në drejtim të kullave të vrojtimit për të bërë të mundur largimin e të burgosurve,më pas dy të rinjtë kanë prerë edhe telat e gardhit rrethues të burgut.