Berisha: Regjimi kleptokratik Rama-Meta falimenton “Belle Air”

Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzon qeverinë Rama-Meta për falimentimin e kompanisë Belle Air. Në një reagim në rrjetin social facebook, Berisha duke cituar burime nga kupola e miliarderëve të PS siç i quan ai, thekson se “kjo qe ndodhi dje ka si qellim marrjen e plote ose dominuese te kompanise nga eksponent kryesor te PS.“Te dashur miq, dje kompania e transportit ajror Belle Air, qe mbulon mbi 60% te transportit ajror te vendit, shpalli falimentimin duke lene ne meshire te fatit dhjetera e mijera pasagjere, studente, emigrante, vizitore, turiste etj qe kishin prenotuar dhe paguar biletat e udhetimit me kete kompani. Per te arritur ne kete finale autoritet i bllokuan para tre javesh llogarite bankare dhe arriten ne nje marreveshje qe kompania do te paguante borxhet deri ne fund te dhjetorit.Ne perputhje me marreveshjen, kompania pagoi dhe nje kest te detyrimeve te saj. Por dje, papritur, mundet me interesin e te dy paleve por ne kurriz te dhjetera e mijera pasagjereve, shpallet falimentimi i kompanise dhe bllokohen llogarite bankare te saj. Burime brenda kupoles se larte te miliardereve te PS pohojne se kjo qe ndodhi dje ka si qellim marrjen e plote ose dominuese te kompanise nga eksponent kryesor te PS. Ky eshte nje akt i papergjegjshem dhe i denueshem, revansh i papermbajur per tu pasuruar me cdo kusht. Kjo eshte kompania e pare e madhe qe futen ne kthetra Kleptokratet ne pushtet. Se shpejti rradhen e kane te tjerat. Kleptokraci ne veprim!!”deklaron Berisha.Të dielën kompania shqiptare “Belle Air” pezulloi fluturimet për shkak të situatës së rëndë financiare, duke lënë në aeroport qindra pasagjerë, të cilët kishin prerë biletat e fluturimit me këtë kompani.Të gjithë qytetarët që kanë prerë bileta me kompaninë ‘Belle Air’, nga sot kanë udhëtuar me kompaninë italiane ‘Blue Panorama’.Kriza e kompanisë ajrore “Belle Air” ka bërë që Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto të takojë përfaqësues të kompanisë ‘Alitalia’, e cila është shprehur e gatshme të angazhohet në rast nevoje.