Tiranë, gjobëvënie 5 mijë euro, arrestohet kërcënuesi 22-vjeçar
Strukturat për Krimet e Rënda në Policinë e Kryeqytetit, bënë të mundur identifikimin e autorësisë së një gjobëvënie përmes mesazhit tetefonik. Pas shtrirjes në kohë të informacionit të poseduar nga struktrura e këtij seksioni, u arrit kapja në kohë e shtetasit Dorian Jaka, 22 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë.Dorian Jaka u kap në afërsi të Institutit Buqësor Kamëz dhe dyshohet se ka kërcënuar me jetë shtetasin M.Lleshi përmes mesazheve telefonike dhe vendosur këtij të fundit gjobë për dhënie pasurie në shumën prej 5 mijë euro.Pas hetimit dhe kryerjes së veprimeve hetimore, u konkludua se autori dhe i dëmtuari ishin lidhje farefisnore midis njëri –tjerit dhe se autori këtë vepër penale e ka konsumuar për inate dhe arsye personale.Aktualisht materiali proçedurial ju kalua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të “Kanosjes, për dhënie pasurie.