Të arratisur e kapur në gjykatë, të dënuarit me burg përjetë masë arresti “me burg”
Gjykata e faktit Korçë ka lënë në burg 4 të arratisurit nga burgu i sigurisë së lartë në Korçë Admir Tafilin, Fran Marashin, Gëzim Gurin dhe Artur Gorën si dhe 3 bashkëpunëtorët e tyre Olsion Maçi, Albi Meçini dhe Ervis Lami.
Ne seancen e zhvilluar me dyer te mbyllura, mesohet se Tafili ka pranuar se ka qene organizatori i arratisjes se bujshme nga burgu i Drenoves. Shkak per arratisjen, sipas tij, eshte bere gjykimi i padrejte ndaj tij.
Marashi ka pohuar ne gjykate se kerkon qe dosja e tij te rihapet per hetim, ndersa Gezim Guri ka thene se nuk ka qene pjese e arratisjes, dhe se e kishte mesuar planin vetem ne momentin e fundit.Tafili, Guri dhe Marashi u arrestuan në një magazinë të vjetër në qytetin e Prrenjasit pasi u arratisën së bashku me 4 të dënuar të tjerë nga Burgu i Drenovës. Ndërkohe qe Artur Gora u arrestua në fshatin Dishnicë teksa po përpiqej të shkonte në shtëpinë e tij në Pojan të Korçës pas arratisjes nga burgu.Gëzim Guri: Nuk jam pjesë e planit të arratisjes, e mësova në momentin e funditGjykata e Korçës ka vendosur masën burg pa afat edhe për të arratisurin tjetër, Gëzim Guri. Mësohet se ai ka deklaruar në gjykatë se nuk ishte në dijeni të planit të arratisjes dhe se e kishte mësuar atë në momentet e fundit. Gëzim Guri, është i dënuar me burgim të përjetshëm për vjedhje me armë dhe vrasje të kryer në qytetin e Shkodrës.Burg pa afat për Marashin: Do kërkoja ndihmë nga TV për rihapje të dosjes
Gjykata e Korçës vendosi masën burg pa afat edhe për të arratisurin tjetër, Fran Marashi, i dënuar me burgim të përjetshëm si anëtar i bandës që shkaktoi masakrën e Urës Vajgurore në vitin 1996.Në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura, Marashi deklaroi se ishte arratisur nga burgu për të kërkuar vëmendje, në mënyrë që dosja e tij të rihapet.
Ai tha se do të rikthehej në qeli, pasi të kishte shkuar në një televizion ku të kërkonte publikisht rihapjen e dosjes. Më tej Fran Marashi rrëfeu se armën ja kishte dhënë një shok në burg, por theksoi se nuk kishte qëllim të kryente asnjë vrasje.Tafili në Gjykatë, këmbë e duar me zinxhirë: Unë e organizova arratisjen
Nën masa të forta sigurie kanë mbërritur edhe tre të arratisurit e tjerë me në krye kokën e grupit Admir Tafili, i cili ishte lidhur nga policia këmbë e duar me zinxhirë. Gjykata e Korçës ka dhënë masën e arrestit burg pa afat për Tafilin, ndërsa e ka specifikuar atë si “person me rrezikshmëri të lartë”. Nga ana e tij Tafili ka marrë përgjegjësinë për planin e arratisjes nga burgu i Drenovës.
“Unë e organizova arratisjen nga burgu. Nuk kam lënduar asnjë njeri nga arratisja që realizova. Arratisja për shkak se më kanë dënuar padrejtësisht”, tha Tafili.Arrest me burg për Artur Gorën: Mos më transferoni në burgun e Peqinit
Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për të arrestuarin e parë në grupin e 7 të dënuarve që u arrtisën nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, Artur Gorën.Gora ka mbërritur në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Para nisjes së seancës ai ka kërkuar të kontaktojë me avokatin e tij, Esmerald Xhafa. I burgosuri, Artur Gora ka kërkuar që të mos transferohet në burgun e Peqinit.Arrest me burg për bashkëpunëtorët e të burgosurveGjykata e faktit ne Korçe ka dhene masen e sigurise arrest me burg per 4 te arratisurit nga burgu i Drenoves, nderkohe qe e njejta mase eshte dhene edhe per 3 shtetasit e tjere te cilet ndihmuan nga jashte per arratine e tyre. Konkretish behet fjale per shtetasit Ervis Lami, Olsian Maçi dhe Albi Meçani, te cilet akuzohen per armembajtje pa leje dhe largimin e te denuarve nga vendi i denimit.
Behet me dije se shtetasi Elvis Lami ka qene ai qe ka vendosur dhe ka kryer shperthim eksplozivi gjate momentit te arratisjes se 7 te burgosurve duke iu krijuar terren te favorshem,ndersa Olsian Maçi dhe Albi Meçani kane qene dy personat te cilet kane qene ne ambjentet e jashtme te burgut duke shtene me arme automatike ne drejtim te kullave te vrojtimit per te bere te mundur largimin e te burgosurve,me pas dy te rinjte kane prere edhe telat e gardhit rethues te burgut.Prokurori i çeshtjes ka paraqitur para trupit gjykues provat qe implikojne dy te rinjte dhe ka kerkuar masen burg pa afat per ta deri ne perfundim te hetimeve. Trupi gjykues pasi u njoh me prova vendosi ndaj tyre masen arrest me burg.