Tenton të vrasë bashkëjetuesen police, në pranga shtetasi turk
Forcat e policisë së komisariatit numër katër në kryeqytet kanë bërë arrestimin në flagrancë të një shtetasi turk, nën akuzën për vrasje e mbetur në tentativë. I ndaluari është shtetasi Mujdat Sayan, 52 vjeç, lindur në Kirklareli Turqi, me kombësi turke dhe shtetësi hollandeze, i dënuar më parë në Hollande për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe në Shqiperi bashkejeton me shtetasen Nerajda Laze.Arrestimi i tij është bërë pasi, në mbrëmjen e datës 25.11.2013, rreth ores 22.30, i ka marrë me forcë pistoletën e punës dhe ka tentuar ta vrasë me armën e saj shtetasen Nerajda Laze, 45 vjeç, lindur në Vlore e banuese me qera në Rrugën “Bardhyl” Tiranë, (e divorcuar) punonjese policie e Patrullës së Përgjithshme në Komisaritin e Policisë Nr. 1 Tiranë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Tiranë, për veprën penale të “Vrasjes” e ngelur ne tentativë dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.