Durrës, kapen 10 kg hashash, në pranga poseduesi

Një 30-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Durrësit pasi është kapur me drogë.Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar “Plazhi” janë sekuestruar 10.3 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa si dhe është arrestuar edhe poseduesi i drogës Robert Çepani.Sipas policisë, operacioni është zhvilluar në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Plepave" ku gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin me targa TR 7430 E, poshtë sediljeve u konstatuan 10 pako të mbështjella me natriban, të cilat përmbanin sasinë e lëndës narkotike.Gjithashtu policia në cilësinë e provës materiale u sekustrua edhe automjeti që kryente transportin, 3 telefona celularë dhe një shumë e konsiderueshme parash.Hetimi që po vijon mbi rastin në fjalë ka si objekt identifikimin e origjinës së lëndës narkotike e cila mendohet se kishte si destinacion tregun e brendshëm, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshire në këtë veprimtari.Materialet proceduriale në ngarkim të 30-vjeçarit iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për akuzën e prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.