Sarandë, grabitet kasaforta e komunës Lukovë

Grabitet komuna Lukovë në rrethin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës ku dy persona të maskuar kanë hyrë në ambjentet e komunës dhe kanë grabitur paratë që ishin në kasafortë.Lajmi konfirmohet nga vetë kryetari i Komunës Lukovë, Vladimir Kumi i cili ka theksuar se janë grabitur rreth 7 milionë lekë të vjetra nga kasaforta.Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.