Gjuetia e paligjshme, ndalohen 7 persona që gjuanin në liqenin e Shkodrës
Shtatë persona janë vënë nën hetim për shkak të gjuetisë së paligjshme në Liqenin e Shkodrës. Struktura mbrojtëse e liqenit të Shkodrës siç njihet ndryshe Rangers, kanë bërë konfiskimin e 5 gjeneratorëve si dhe procedimin penal për 7 shtetasve të cilët janë kapur në flagrancë teksa po gjuanin në ujërat e liqenit të Shkodrës. Gjithashtu është bërë edhe sekuestrimi i disa mjeteve lundruese dhe të mjeteve tjera të gjuetisë të cilat janë të paligjshme.Gjuetia e pa ligjshme në liqenin e Shkodrës ka qenë vazhdimisht edhe shqetësim i institucioneve të ndryshme dhe i organizatës së ruajtjes së liqenit të Shkodrës. Bashkëpunimi mes institucioneve të ndryshme ka bërë që nga viti në vit këto dukuri të kundraligjshme që dëmtojnë gjallesat e liqenit të reduktohet por gjithsesi vazhdon të mbetet prezente.