Sturnaras:Marrëveshje me Trojkën deri më 9 dhjetor

Të vështira i ka cilësuar negociatat me Trojkën ministri grek i financave, Janis Sturnaras, duke nënvizuar megjithatë se qeveria po përpiqet që të arrihet marrëveshje deri më datën 9 dhjetor, kur do të mblidhet takimi i Eurogrupit.“Është e vështirë, por besoj se do t’ia arrijmë”, theksoi ministri, duke vënë në dukje se për shkak të ndryshimeve në taksën e pasurisë së paluajtshme, ka një rëndesë të vakuumit financiar.“Po përpiqemi ta kompensojmë”, theksoi ministri, duke sqaruar se nuk ka për të patur reduktime të reja në pagat dhe pensionet. Por ai deklaroi se lista unike e pagave do të zbatohet.Sturnaras deklaroi gjithashtu se nuk ka problem likuiditeti, mirëpo, siç tha ai, “për arsye thelbi dhe politike, duhet të gjendet zgjidhje”.