Zgjedhjet në Kosovë, Ashton vlerëson proçesin me nota pozitive
Catherine Ashton jep vlerësim pozitiv për proçesin zgjedhor ne Kosovë, gjatë konferencës për shtyp gjatë takimit mbajtur nga Këshilli i Ministrave të jashtëm të BE."Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e mirë. Jam shumë e kënaqur që tre qëndrat e votimit ia dolën të kryejnë punën siç duhet. Pas votimeve, tashmë ne duhet të ecim përpara dhe të dy kryeministrat do t'i kthehen dialogut pas disa javësh, ndaj them se ky është një rezultat i mire".Gjatë fjalës së saj, baronesha Ashton vlerësoi jo vetëm punën e dy qeverive, kosovare e serbe, në kuadër të dialogut, por dhe vizitën e kryeministrit Daçiç përpara përsëritjes së zgjedhjeve në veri të Mitrovicës."Pashë kryeministrin Daçiç në terren atje para pak ditësh e ai foli ndaj rreth 2500 banorëve dhe mbështetja e tij për t'u treguar njerëzve rëndësinë e këtij votimi ka rëndësi ekstreme. Deri tani siç e kuptoj unë, situata është pozitive"tha ajo.Në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm ndër të tjera është diskutuar dhe për integrimin e shpejtë të Bosnjes me ritmin e vendeve të tjera të rajonit.