Përkujtohet profesor Ligor Lubonja

Familjarë , miq  dhe kolegë kanë përkujtuar një prej personaliteteve dhe figurave më të njohura të Fakultetit të Gjeologjisë dhe shkencave të  gjeofizikës, profesor Ligor Lubonja.Profesorët Aleksandër Meksi dhe Aleko Minga, bashkudhëtarë me profesor Lubonjën, në fakultetin e shkencave të tokës japin vlerësimet  dhe ndajnë kujtimet më të mira, për mikun dhe kolegun e tyre .Sipas profesorit të gjeologjisë, Aleksandër Meksi ka ardhur koha që fakulteti gjeologjik të pësojë ndryshime rrënjësore, kjo pasi studimi shkencor është lënë në harresë nga brezat e tanishëm.