Gjirokastër, gjendet trupi i pajetë i një klandestini
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2013, 16:51
Trupi i pajetë i një klandestini është gjetur mesditën e sotme në shtratin e lumit Drino në Gjirokastër.Kufoma e seksit mashkull rreth 35 vjeç, ende i paidentifikuar dyshohet të jetë nga Somalia ose Siria.Ka qenë një bari ai ka parë trupin e pajetë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës pasi në trupin e pajetë nuk u gjet asnjë dokument identifikimi.Dyshohet se viktima është mbytur në tentativë për të kaluar lumin.Kjo është viktima e dytë e klandestinëve të cilët kalojnë ilegalisht kufirin. Kufoma e një 40-vjeçari nga Sudani u gjet më datën 10 tetor të këtij viti në një fushë pranë një liqeni në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër.