PD në zi për Sokol Olldashin, heshtje në selinë blu. Lule në karrigen bosh

Ditë zie në Partinë Demokratike, një ditë pas dhënies së lamtumirës deputetit Sokol Olldashi ka pllakosur heshtja. Një zë i fortë do të mungojë në Parlament, një zë i fortë do t`i mungojë politikës shqiptare.Sokol Olldashi ishte një kontribut i madh në politikën shqiptare. Partia Demokratike nga dje vuan boshllëkun e lënë prej tij. Sot kolegët kanë vendosur  ta respektojnë me heshtje lamtumirën e tij.Qysh herët në bankat e gjimnazit, ngriti krye ndaj sistemit komunist, për tu ngritur me nxitim lart në politikën shqiptare, nxitim që një natë të lagësht nëntori i preu jetën në mes.Për Partinë Demokratike do të mbetet  gjithmonë, impuls dhe forcë, për Parlamentin një zë i përjetshëm, për mbështetësit një deputet i shtrenjtë, për familjen i pazëvendësueshëm, si kjo buqetë me lule e vendosur në vendin e mbetur bosh në grupin parlamentare.