Seanca e shtyrë, Kuvendi mblidhet të martën, më 26 nëntor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2013, 17:40
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancë plenare ditën e martë, më 26 Nëntor në orën 11.00.Seanca e së enjtes u shty për shkak të aksidentit tragjik, ku humbi jetën deputeti Sokol Olldashi.Zyra e shtypit për median, ka bërë të ditur se seanca plenare e parashikuar dje do të zhvillohet të marten dhe se do të ketë të njëjtin rend dite parashikuar për seancën e anuluar.Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve do të mbahet rreth orës 10:30 në Sallën e Seancave Plenare, pak para fillimit të seancës.