Zv.ambasadori i SHBA Jardine, pastron bashkë me nxënësit
Zëvëndës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Henri Jardine i është bashkangjitur nismës rajonale "Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë ". Sëbashku me nxënës të shkollës 9-vjecare "Avni Rustemi" këtu në kryqytet , zvambasadori Jardine tha se kjo iniciativë tashmë mbarëbotërore do të të shërbejë për të sensibilizuar shqiptarët dhe jo vetëm, që të duan një mjedis të pastër dhe pa ndotje."Jam shumë i lumtur që kam mundësinë të bashkëpunoj me nxënësit e shkollës "Avni Rustemi". Ne shpresojme që nëpërmjet këtij bashkëpunimi të ndikojmë sadopak në ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë , për të pastruar vendin dhe promovuar vlerat dhe kulturën perendimore në Shqipëri".Nismës "Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë" i janë bashkangjitur qytetarë nga i gjithë vendi dhe është një aksion botëror për pastrimin e mbetjeve urbane , me mbështjetjen e shumë organizatave të ndryshme ndërkombëtare.