3 libra për arsimin e lartë, promovohen në UET, trajtojnë reformën universitare

Diskutimi i reformes ne arsimin e larte dhe kerkimin shkencor vjen me 3 libra te rinj te promovuar ne Universitetin Europian te Tiranes.Luljeta Minxhozi ofron nje analize social-ekonomike te arsimit te larte me botimin e saj “Universiteti per zhvillim”, Perparim Fuga sjell “Universiteti dhe kerkimi”, reforma e vonuar e sistemit shqiptar dhe Fatos Tarifa me “Arsimi i larte per nje shoqeri te hapur” paraqet problemet e reja te arsimit te larte ne Shqiperi.Librat permbajne cikle esesh mbi problematikat e arsimit te larte, te kerkimit shkencor, te raportit te shtetit e te shoqerise me universitetin, duke pasur parasysh edhe nevojen emergjente per nje reforme universitare per te cilen shprehet edhe rektori i Universitetit Europian, Tonin Gjuraj.Keto botime te shtepise botuese UET Press, jane nje literature e rendesishme qe synon ti jape pergjigje nje sere pyetjesh esenciale qe ngrihen sot ne arsimin e larte shqiptar e boteror te para ne optiken e tre profesionisteve nga fusha te ndryshme.