Fushata sensibilizuese, Prefekturat kërkojnë mbështetje në aksion
Prefekti i qarkut te Lezhes, Ndrec Dedaj, ka ngritur nje task-force per menaxhimin e aksionit “Te pastrojme Shqiperine ne nje dite”, qe do te organizohet me 22 tetor. Ne kete kuader prefekti Ndrec Dedaj zhvilloi nje takim me kete task-force, te cileve u kerkoi qe ne kete aksion te jene pjese aktive per pastrimin e zonave te tyre, duke aktivizur te gjitha grupet shoqerore, per t’ju bashkuar ketij aksioni.Të gjitha njësitë vendore të qarkut të Lezhë do të përfshihen në nismen "Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë", ku do të ketë aksione vullnetare për pastrimin e pikave më problematike si në qytete ashtu edhe në fshatra. Levizja vullnetare “Të pastrojme Shqiperine ne nje dite” synon promovimin e nje mjedisi te paster ndersa kete nisme e kane mbeshtetur shume vende te botes.Edhe ne Berat prefekti, Selfo Kapllani, ka organizuar nje mbledhje me drejtuesit e ndërmarrjeve nën varësi, pushtetarëve lokalë, me të cilët ka ndarë planin e hartuar të punës në terren për përmisimin e situatës ne drejtim te pastertise se qytetit, gjendjen e te cilit ai e ka krahasuar me nje kosh te madh mbeturinash.Kapllani eshte shprehur se se pastrimi qytetit nuk mund te behet brenda nje dite te vetme prandaj ka kerkuar vazhdimesi dhe seriozitet ne nismen qe do te ndermerret.