Komuna Milot, debat mes këshilltarëve, nuk zgjidhet kryetari

Mbledhja e fundit e Keshillit te Komunes Milot, ku pritej te zgjidhej kryetari i ri i saj, eshte shoqeruar vetem me debate te ashpra mes paleve dhe pa aritur ne nje vendim perfundimtar. Shkak eshte bere deklarata e Majlinda Vokrit, keshilltare e grupit te Partise Demokratike, e cila para disa ditesh ka deklaruar largimin e saj nga ky Keshill, vendim te cilin ajo me vone do kwrkonte ta anullonte pwr tu bwrw pjese e votimit.Por kerkesa e Vokrit per tu rikthyer ne votim, nuk eshte pranuar nga ish-grupi i saj i djathte, te cilet jane shprehur se kerkesa e keshilltares se larguar eshte e depozituar prane noterit dhe ky Keshill nuk mund te pranoje kapriço te tilla. Keshilli i komunes Milot perbehet nga 17 anetare dhe vota e keshilltares Vokri do te ishte vendimtare per emrin e ri qe do te drejtonte kete Keshill.Ne kete situate te krijuar, zgjedhja e kryetarit te Keshillit te Komunes eshte shtyre per mbledhjen e rradhes, nderkohe qe nuk eshte miratuar leja e ndertimit per nje gurore ne fshatin Mal Bardhe per te cilen anetarët e Keshillit u shprehen se ndikon ne ndotjen e ambjentit.