OSBE, Zannier përshëndet rivotimin pa incidente në veri të Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2013, 14:24
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), Lamberto Zannier, ka përshëndetur rivotimet në tre qendrat e votimit në pjesën veriore të Mitrovicës."Stafi i OSBE-së, që ka punuar për vëzhgimin e zgjedhjeve në tre qendra në pjesën veriore të Mitrovicës, gjatë rivotimit, raporton se zgjedhjet kaluan pa incidente, thuhet në njoftimin e OSBE-së.
Zannier ka thënë se “dalja në votime ishte shumë e mirë dhe shumë banorë lokalë e ushtruan të drejtën e tyre themelore për të votuar për përfaqësuesit e tyre të zgjedhur dhe kjo është një kthesë e rëndësishme.Gjithashtu, Lamberto Zannier i ka falënderuar pjesëtarët e stafit të OSBE-së, të EULEX-it dhe KFOR-it, që kanë garantuar siguri gjatë votimit.OSBE-ja ka bashkëpunuar me institucionet kosovare për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës, në përputhshmëri me marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Beogradit e Prishtinës, më 19 prill.