Express: Nëse refuzon Shqipëria, Kosova opsioni i dytë për armët kimike
Armët kimike të Sirisë mund të shkatërrohen në Kosovë.Kështu shkruan e përditshmja kosovare, Expres, e cila duke cituar burime konfidenciale thotë se pas refuzimit që do ti bëjë Shqipëria kërkesës së Shteteve të Bashkuara, opsioni i dytë është Kosova.Në një tekst me titullin "Armët kimike në drejtim të Goleshit dhe Trepçës në Kosovë?", ky portal thotë se si opsion i dytë, në rast se Shqipëria refuzon shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, mbetet si mundësi Republika e Kosovës.“Ka pasur diskutime të kësaj natyre edhe në vendet e NATO’së. Ekziston dy mundësi, që ato armë kimike për momentin të depozitohen në strehimorët e aeroplanëve ushtarak nën malin e Goleshit, ose si mundësi e dytë shkatërrimi i tërësishëm i tyre në furrat e shkritores së Trepës”, thonë burimet.Sipas të njëjtave burime Qeveria e Kosovës nuk e ka përjashtuar tërësisht ketë opsion, por ka përmendur investime në fushën e mbrojtjes së ambientit, si kompensim për ketë shërbim që po i bëhet në zgjidhjen e e këtij ngërçi ndërkombëtar".Arsyeja përse është gjetur Kosova në këtë kombinim, gjithnjë sipas këtyre burimeve, thuhet janë raportet e mira që Qeveria e Kosovës ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.MPJ: Sjellja e armëve kimike siriane në Kosovë, s’është biseduar me ndërkombëtarëtSjellja e armëve kimike për t’u shkatërruar në Kosovë asnjëherë nuk është biseduar me bashkësinë ndërkombëtare, i ka thënë Zërit zëvendësministri i Jashtëm kosovar, Petrit Selimi.“Nuk kemi biseduar ndonjëherë këtë temë me bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë përmes mesazhit telefonik zëvendësministri Selimi.Numri dy i diplomacisë kosovare e ka hedhur poshtë lajmin se në rast që qeveria shqiptare në Tiranë i thotë jo kërkesës amerikane, atëherë ekziston mundësia që armët kimike siriane të nisen drejt Kosovës.