Ashton: Zgjedhjet në veri, hap përpara për Kosovën dhe Serbinë
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka deklaruar se përsëritja e zgjedhjeve në tre vendvotime në pjesën veriore të Mitrovicës është “ një hap i rëndësishëm përpara për Serbinë dhe Kosovën”.“Jam e kënaqur që t’i shohë rezultatet paraprake, që të jepen nga Mitrovica veriore, për rivotimin në zgjedhje, që kaluan në mënyrë paqësore. Ne presim që t’i dëgjojmë saktësisht rezultatet. Por, ky është një hap i rëndësishëm për ecjen përpara të Serbisë dhe Kosovës”, tha sot Catherine Ashton, para fillimit të mbledhjes së Këshillit për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel.Dje në Mitrovicën Veriore u përsëritën zgjedhjet lokale në tri vendvotime ndërsa sot pritet që Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve në Kosovë të publikojë rezultatet paraprake.