Ministri grek i financave në Bruksel: Greqia ka arritur progres
Athina po përpiqet të bindë kreditorët ndërkombëtarë se e ka bërë atë që i është kërkuar në këmbim të ndihmave. Ministri grek i financave Janis Sturnaras ndodhet në Bruksel në takimin e Eurogrupit e ndërsa ka theksuar nevojën urgjente për një dritë jeshile për marrjen e këstit të radhës."Duam të bindim se masat që do të marrim për të mbështetur buxhetin e 2014-s janë të besueshme. Kemi arritur në një stad që konsiderojmë se kemi të drejtë" tha Sturnaras duke theksuar se në ditët e fundit është shënuar "një përqasje mjaft e madhe" midis autoriteteve greke dhe Trojkës dhe shprehu bindjen se marrëveshja do të mbyllet para përfundimit të vitit.Për ministrin grek të financave askush nuk mund të vejë në diskutim progresin që ka arritur Greqia.Nevojën imediate për të patur progres në negociatat me trojkën e theksoi presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem.Dijsselbloem deklaroi se autoritetet greke duhet "urgjentisht" të avancojnë në katër pika: të realizohen kërkesat e vlerësimit të katërt të programit; të mbulohet vakuumi fiskal për 2014-n dhe 2015-n; të avancojnë reformat strukturore dhe të shënohet progres në privatizimet.Nga ana e vet, komisioneri europian për financat, Olli Rehn, vuri në dukje përpjekjet e rëndpsishme që ka bërë Greqia, sa në përshtatjen fiskale, aq edhe në reformat.