Qeveria njeh bashkësinë e komunave serbe. Pantiç: Kosova, pengu ynë

Qeveria e Kosovës do të pranojë bashkësinë e komunave serbe në veriun e Mitrovicës. Bashkësia serbe do të formohet bazuar në marrëveshjen e arritur ndërmjet kosovës dhe serbisë më 19 prill të këtij viti në Bruksel, pika ku Kosova nuk ka qenë e kënaqur me marrëveshjen.Por nga ana tjetër kandidati i Iniciativës Qytetare “Srpska “ për prefekt ë Mitrovicës veriore, Kërstimir Pantic ka deklaruar se Bashkësia e komunave serbe do të jetë peng i pavarësisë së Kosovë, “sepse 10 komuna, nga 30 e më shumë komuna, do të refuzojnë dëgjueshmërinë e Prishtinës dhe me këmbëngulje do t’ua përsërisin shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare se nuk e njohin Kosovën shtet të pavarur, se nuk dëshirojnë të jenë kosovarë, por serbë dhe se do të kërkojnë lidhje më të forta e Serbinë”.Pantiqc theksoi se pret fitoren e tij dhe të “Srpska”, në zgjedhjet e përsëritura që mbahen nesër në tri qendra votimi në Mitrovicën veriore.Pantic ka thënë për Tajug se është i bindur se zgjedhjet do të zhvillohen të qeta.Ai ka shtuar se Bashkësia e komunave serbe do të jetë garant i mbetjes së serbëve në Kosovë dhe se detyra e dytë e Bashkësisë do të jetë forcimi i institucioneve serbe në Kosovë.