Zgjedhjet në veri të Mitrovicës, sot publikohen rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të bëjë sot publike rezultatet paraprake në 3 qendrat e votimit në veri të Mitrovicës.Kutitë e votimit janë transportuar  mbrëmë nga pjesa Veriore e Mitrovicës nën mbikqyrjen e Policise së Kosovës dhe Eulex-it në Fushë Kosovë ku aktuliasht po zhvillohet numërimi i votave.Në zgjedhjet e së dielës në 3 qendra votimi në veri të Mitrovicës votuan5 231 zgjedhës, apo 22.38 për qind.Krstimir Pantic, kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore, tha se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të numëruar fletët e votimit në Fushë Kosovë është “e çuditshme”."Insistimi i OSBE-së që materiali të transportohet në Prishtinë lë hapësirë për dyshim se mund të ketë keqpërdorime dhe mohim të vullnetit të qytetarëve. Do të kërkojmë sqarim nga KQZ”, ka theksuar ai.Ndërsa, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, ka përshëndetur përmbylljen e qetë të votimit në tre qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut.“Jam shumë i kënaqur që sot nuk ka pasur incidente dhe që procesi ka rrjedhur mirë. Të gjithë autoritetet e sigurisë, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, si dhe subjektet politike që garuan në Mitrovicën e Veriut, i kanë kontribuar ambientit të qetë”, ka theksuar  Schlumberger.Ai shtoi se të 27 vendvotimet në tre qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe kanë qëndruar të hapura deri në orën 19:00.Schlumberger ka vlerësuar punën e bërë nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, si dhe i ka falënderuar për mbështetjen e tyre.OSBE-ja ka vëzhguar zgjedhjet në katër komuna të veriut të Kosovës, në pajtim me marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit të datës 19 prill, të ndërmjetësuar nga BE.