BDI dhe PDSH akuza për projekt-buxhetin 2014

Dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH sërish janë akuzuar sot lidhur me projektin buxhetin për 2014, i cili ka hyrë në diskutim parlamentar.PDSH përmes deputetit Bekim Fazliu ka shprehur kritika të ashpra ndaj projekt – buxhetit duke theksuar se ai është diskriminues ndaj shqiptarëve. “Me kësisoj projekt – buxhete tashmë gjashtë vite me radhë po diskriminohen shqiptarët dhe stimulohet varfëria dhe papunësia e tyre”, theksoi Fazliu, duke shtuar se me këtë projekt-buxhet favorizohen projektet prioritare që ka VMRO-DPMNE. Ai shtoi me këtë projekt – buxhet nuk janë paraparë mjete për zonën e lirë ekonomike në Tetovë, por edhe mjete financiare për projekte kapitale për shqiptarët.Por, kundër tij ka reaguar deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili duke theksuar se 25 për qind e buxhetit parasheh mbështetjen e projekteve në komunat shqiptare.“25 për qind nga mjetet e parapara gjegjësisht 147 milionë euro janë paraparë për projekte në komunat ku shumicë janë shqiptarët. Mjetet që janë paraparë janë në sektorë e tjerë, si arsimi, të cilat nuk mund të ndahen”, theksoi deputeti Ismaili.Në këtë debat u përfshi edhe Ministri i Financave, Zoran Stavrevski, i cili theksoi se Buxheti shtetëror është buxhet për të gjithë qytetarët.“Një pjesë e projekteve si blerja e pajisjeve mjekësore dhe ndërtimi i spitaleve janë në dobi të të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike”, theksoi Stavrevski. Lidhur me zonën industriale në Tetovë zëvendëskryeministri Stavreski sqaroi se për këtë zonë është zgjedhur modeli i partneritet publiko-privat.Debati për projekt –buxhetin pritet të zgjas rreth 10 ditë, ndërsa pritet prolongim të afateve të parapara për shkak të amendamenteve të shtuara rreth 684 amendamente nga ana e partive opozitare.