Protestë simbolike në Shkup: Jo armëve kimike
Pranë ambasadës shqiptare në Shkup sot u mbajt protesta kundër armëve kimike siriane në Shqipëri dhe në shenjë solidarizimi me protestuesit në shtetin shqiptar.Një grup qytetarësh ku morën pjesë edhe persona publik sot protestuan para ambasadës me moton “Shqipëri thuaj stop armëve kimike siriane”.Përfaqësuesja e protestuesve Anita Latifi, tha se protesta është organizuar si iniciativë e disa qytetarëve të ndërgjegjshëm, pa kërkuar përkrahje nga Organizata të tjera.“Të brengosur për mundësinë e sjelljes së armëve kimike në Shqipëri, jemi mbledhur këtu për ta shprehur kundërshtimin tonë të fuqishëm kundër kësaj ideje. Ne solidarizohemi me qytetarët e vetëdijshëm anembanë Shqipërisë të cilët e ngrisin zërin për ta mbrojtur shëndetin tone dhe mirëqenien e brezave pas nesh. E inkurajojmë dhe kërkojmë nga Qeveria shqiptare që ta bëjë të qartë kundërshtimin për çfarëdo mundësie lidhur me sjelljen e armëve kimike siriane, duke u nisur nga dëmi që mund të shkaktohet për të gjithë”, thanë organizatorët e kësaj proteste.