Protesta pro dhe kundër qeverisë në Bullgari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2013, 19:30
Dhjetëra-mijëra njerëz janë tubuar të shtunën në dy qytetet kryesore të Bullgarisë, në protesta pro dhe anti-qeveritare.Në Sofje, mbështetësit e koalicionit qeveritar të socialistëve dhe një partie turke kanë shprehur solidaritet me kabinetin.Ndërkaq, në qytetin e dytë më të madh Plovdiv, mbështetësit e partisë kryesore opozitare GERB kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë, duke e akuzuar atë për paaftësi dhe korrupsion.Bullgaria është vendi më i varfër i Bashkimit Evropian.Zemërimi me problemet e saj të rrënjosura ka rrëzuar qeverinë e mëparshme në muajin shkurt.Por, edhe qeveria e formuar nga Oresharski ka humbur shumë mbështetje për shkak të akuzave për korrupsion.