Kërcënime me akte terroriste, policia e Kosovës po heton kush fshihet pas grupit

Policia e Kosovës po punon për të zbuluar kush qëndron pas kërcënimit për sulme të tmerrshme dhe të dhimbshme”, nëse nuk lirohen gjashtë të arrestuarit, të dyshuar për përgatitjet të sulmeve terroriste.Sipas policisë së Kosovës, ky grup, “Xhemati i TeHuidit dhe Xhihadit në Kosovë”, është përmendur edhe më herët, por nuk ka pasur shenja se ekzistonte.Megjithatë, kërcënimi ka mobilizuar Policinë e Kosovës. Njësia kundër terrorizmit dhe njësitë tjera të specializuara kanë punuar për lokalizimin e vendit nga ku është dërguar deklarata.Një ditë më parë policia e Kosovës ka arrestuar 6 persona, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.Tregti me armë, armëmbajtje pa leje, sulm fizik dhe vepër penale nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit fetar dhe racor janë disa nga veprat e tjera për të cilat dyshohen të arrestuarit.Ndërkaq mediat në Kosovë shkruajnë se në mesin e gjashtë personave të arrestuar, njëri prej tyre ka luftuar në Siri, e ndërsa firka më e madhe është se të arrestuarit kanë lidhje me Al-Kaedën.Gjashtë të arrestuarit aktualisht janë duke vuajtur masën e paraburgimit prej 30 ditësh.