Incident tjetër në Shkup, sulmohet një i mitur
Një tjetër incident i dhunshëm është regjistruar pasditen e sotme në Shkup, ku është rrahur rëndë një fëmijë. Incidenti ka ndodhur në autobusin urban nr.7 në afërsi të Qendrës Transportuese në Shkup.Ekipet e Ministrisë së Brendshme kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen autorëve të dyshuar për incidentin.MPB gjithashtu informoi se akoma po punon për zbardhjen e incidentit të mbrëmshëm në afërsi të fshatit Stajkovc të Shkupit, kur persona të maskuar rrahën udhëtarët e autobusit 65, mes tyre tetë të plagosur.Siç mësohet, mbrëmë kanë ndodhur edhe dy incidente të tjera, kur disa fëmijë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, të cilët kanë thënë se ishin sulmuar nga persona të dhunshëm.Ministria e Brendshme nuk bën të ditur akoma nëse ka dyshime se bëhet fjalë për sulme të organizuara serike, duke i rikthyer si shqetësim nga viti i kaluar.