Kosovë, EULEX akuzon Sylejman Selimin për përdhunimin e dy vajzave

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, është akuzuar nga EULEX-i për përdhunimin të dy motrave nga Mitrovica gjatë luftës.Prokurori special, Mauricio Salustro, ka ngritur aktakuzë kundër Selimit, Ismet Haxhës, Nexhat Qubrelit dhe Shefki Hysenit për krime lufte kundër popullsisë civile.“Sot, një prokuror ndërkombëtar nga Zyra e Prokurorisë Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Të pandehurit akuzohen për shkelje kriminale të krimeve të luftës ndaj popullatës civile, përfshirë këtu torturimin dhe përdhunimin e dy civilëve shqiptarë, krime këto që pretendohet të jenë kryer në Vaganicë dhe Likoc gjatë viteve 1998- 1999. Rasti po hetohet nga prokurori ndërkombëtar i Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës”, thuhet në një deklaratë të EULEX-itNë deklaratën në gjuhën shqipe thuhet se aktakuza ka të bëjë edhe me dhunim, por në atë anglisht dhe serbisht asktësohet se bëhet fjalë për përdhunimin e dy motrave nga Mitrovica.Nexhat Qubreli, Ismet Haxha dhe Shefki Hyseni, akuzohen se i kanë arrestuar ato, i kanë torturuar dhe rrahur për t’i dërguar në Likoc tek Sylejman Selimi. Ndërsa ish komandanti i UÇK-së akuzohet se gjatë një jave i ka dhunuar ato seksualisht.Avokati i Selimit ka thënë se nuk është i informuar për ngritje të aktakuzës kundër klientit të tij.